Kryebashkiaku Alla nga Rrogozhina: “Shqiponja” mposhtë “Kobrën”

Bulqizë – Kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla ka ndjekur nga afër përballjen e Ferit Ketës kundër holandezit  Blokland në ndeshjen për gjerdanin e artë botëror në IKBF, në peshën “cruiser”. Ai ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ndaj fitores së djalit nga Bulqiza. “Shqiponja” mposhtë “Kobrën”, vlerëson Alla në mesazhin e tij, duke e cilësuar mbrëmjen e djeshme si të paharrueshme.

“Ferit Keta, djali nga Bulqiza, fitoi gjerdanin e artë botëror në IKBF në një përballje historike, duke mundur në tapet holandezin Blokland. Feriti, sërish i pamposhtur në ring për të 15-ën herë radhazi ndaj një rivali të njohur botërisht.”, shkruan Alla.

Kujtojmë se Ferit Keta mundi të fitojë gjerdanin e artë botëror në IKBF, në peshën “cruiser”, pasi mposhti në raundin e 3-të me rrëzim në tapet holandezin Blokland, duke regjistruar suksesin e 15-të radhazi në ring e duke qëndruar i pamposhtur

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu