YouTube ka hequr mbi 1 milion video që përmbanin dezinformime rreth COVID-19

Dezinformimet mbi COVID-19, kanë bërë që kompania e “Youtube” të heqë më shume se 1 milion video.

Shefi i “YouTube”, Neal Mohan, tha se  ka mbështetur qëndrimet për të cilat bien dakord ekspertët e organizatave shëndetësore, përfshirë Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve si dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Mohan vuri në dukje se në disa raste, dezinformatat janë më pak të lehta që të kuptohen, sepse dalja e fakteve të reja bën që videot fake të jenë të vihen re më lehtë nga qytetarët.

“Politikat tona përqendrohen në heqjen e çdo videoje që mund të çojë drejtpërdrejt në dëmtim të botës reale. Që nga shkurti i vitit 2020, ne kemi hequr mbi një milion video me informacion të rrezikshëm mbi koronavirusin, sikurse ato të lidhura me kura të rreme ose pretendime se ai (COVID-19) është një mashtrim. Në mes të një pandemie globale, të gjithë duhet të jenë të armatosur me informacionin më të mirë në dispozicion për të garantuar sigurinë tonë e të familjes”, shkruan Neal Mohan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu