Nisi ditën e sotme mësimi plotësues në të gjithë vendin! Ja sa do të zgjasë ky proces

TIRANË- Nisi ditën e sotme mësimi plotësues në të gjitha shkollat e vendit.

Ky vendim, për zgjatjen e kësaj faze, çoi në shtyrjen e nisjes zyrtare të procesit mësimor për vitin shkollor 2021-2022.

Gjatë periudhës së mësimit plotësues, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.

Në zbatim të vendimit të Komitetit Teknik për vaksinimin me detyrim, mësuesit duhet të marrin vaksinën deri më 30 shtator.  Nëse edhe deri në fund të muajit shtator nuk do të jenë vaksinuar, atëherë mësuesit janë të detyruar që të paraqesin një raport nga mjeku ku shpjegohet arsyeja e mos vaksinimit.

I njëjti detyrim shërben edhe për personelin që shërben në shkolla, sanitaret dhe rojet, që duhet të kenë marrë vaksinën kundër C0vid-19, deri në fund të muajit shtator.

Për nxënësit është e detyrueshme mbajtja e maskave si dhe duhet repektuar distanca mes tyre, 1.5 metra, në mënyrë që të shmanget transmetimi i Covid-19.

Nxënësve të ciklit të ulët u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orarit të mësimit, ndërsa nxënësit e ciklit të lartë duhet të mbajnë maskën në ambiente e brendshme në shkolla. Do të lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës, ndërsa dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave duke ruajtur distancimin social dhe fizik, nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu