Zgjoheni të lodhur dhe pa energji? Fajin për këtë gjë e ka telefoni juaj, ja si ndikon ai te truri

Shumica e njerëzve e përdorin telefonin para se të flenë gjumë për të parë ndonjë film ose për të lundruar pak në internet.

Kjo gjë sipas një studimi të bërë nga Doktor Siegel, shkakton dëmtimin e trurit. Drita e telefonit bën që truri të largojë ndjesinë e gjumit, dhe kjo gjë sjell pagjumësi të personat.

Një person i rritur ka nevojë për të paktën 7 deri në 8 orë gjumë në ditë, sipas kësaj teorie drita e telefonit ndikon drejtpërdrejt në shkurtimin e orëve të gjumit.

Kjo gjë bën që shumica e njerëzve në mëngjes të zgjohen të lodhur dhe pa energji.

Studimi i Dr. Siegel për njerëzit që përdorin telefonin para gjumit:

keni më pak energji për t’u përballur me ditën,
përqendrimi juaj bie,
kujtesa nuk funksionon siç duhet,
aftësia analitike të trurit reduktohen,
niveli i insulinës, që rregullon metabolizmin, çrregullohet duke ju nxitur të hani më shumë dhe/ose të shtoni peshë, si dhe
rritet niveli i toksinave në qelizat e trurit tuaj, etj.

Rrjedhimisht, Dr. Siegel këshillon fort ndërprerjen e përdorimit të ekraneve të paktën një orë përpara se të flini gjumë. Sipas tij, përdorimi i ekranit është një situatë me efekte negative mjaft serioze, por që mbetet diçka për të cilën ne mund ta ndryshojmë duke vendosur t’i mbajmë ekranet të fikura gjatë natës dhe duke i dhënë kështu gjumit prioritetin e nevojshëm!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu