Salianji reagon pas rikonfirmimit të Peleshit: Ka prej dy vitesh një dosje në SPAK

TIRANË– Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ditën e sotme pas rikonfirmimit të Niko Peleshit si ministër i mbrojtjes.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Salianji ka publikuar një dokument, krah të cilit shkruan se për Peleshin ka një dosje të hapur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për skandalin e gjetjes së pesticidit të rrezikshëm Silicon Mix që përdorej si pleh kimik kur Peleshi ishte Ministër Bujqësie.

Salianji shton se Peleshi sot duhet të ishte para drejtësisë për tu gjykuar për këtë çështje dhe jo në krye të Mbrojtjes kur ka helmuar qytetarët.

“Në qeverinë e ricikluar ofrohet dhe mbrojtje për Niko Peleshin! Prej 2 vitesh, ndaj tij qëndron një dosje në SPAK, për përdorim pesticidesh të rrezikshme. Një sasi e madhe pesticidi me emrin ‘Silicon Mix’ shitej në Shqipëri si pleh kimik, gjatë kohës kur Peleshi ishte Ministër i Bujqësisë. ‘Silicon Mix’ ishte bllokuar nga AKU, por me një udhër të ish-ministrit Niko Peleshi, bllokimi u hoq dhe në treg u shitën 4600 kilogram kimikat. Skandali është evidentuar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili akuzon ish-ministrin se ka shkelur ligjin. Si mundet të bëhesh Ministër, kur ke helmuar qytetarët me pesticide si Silicon Mix? Peleshi sot duhet të ishte i pandehur dhe me mbrojtës para gjykatës por mbrohet dhe promovohet si Ministër i Mbrojtjes. Niko Peleshi duhet të dalë sa më parë para drejtësisë për helmim të produkteve ushqimore,”- shkruan Salianji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu