
Një ngjarje e rëndë e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ka bërë që ditën e sotme ‘bota e boksit’ të jetë në zi.
18-vjeçarja Jeanette Zacharias Zapata, e cila ditën e hënë u ndesh me kundërshtaren e saj 31-vjeçare Marie-Pier Houle e cila e rrëzoi në raundin e katër të ndeshjes së tyre, ka ndërruar jetë në spital.
Gjatë ndeshjes 18-vjeçarja mori lëndime të rënda trupore për shkak të në përplasje që pati në ring. Ajo menjëherë u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ku edhe mbahej nën kujdesin e mjekëve.
Por mbrëmjen e djeshme ajo nuk ka mundur t’i mbijetojë dot lëndimeve të shumta trupore, duke ndërruar jetë.