Me avion në tunel, piloti 41-vjeçar shënon emrin e tij në Librin e Rekordeve Guinness (Video)

TURQI – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Turqi, ku një pilot 41-vjeçar ka fluturuar për herë të parë në botë brenda një tuneli me aeroplan.

Emri i pilotit Dario Costa u regjistrua së fundmi në Librin e Rekodeve Guinness, pasi ky i fundit ka përshkuar me avion një tunel të ngushtë me gjatësi 2.26 kilometër për vetëm 44 sekonda.

Ne brendësi të tunelit ai arriti një shpejtësi prej 245 km/h, ndërkohë që pjesa më e vështirë e fluturimit të tij ishte dalja nga tuneli për shkak se avioni u spostua nga era që ishte jashtë.

Vetë piloti 41-vjeçar ka deklaruar se para fluturimit kishte një pikëpyetje të madhe në kokë, pasi askush nuk e kishte bërë atë gjë më parë.

Deklarata e tij:

“Unë kurrë nuk kam fluturuar në një tunel në jetën time, askush nuk e kishte bërë atë, kështu që kishte një pikëpyetje të madhe në kokën time nëse gjithçka do të shkonte ashtu siç e prisnim.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu