I shtrirë në rrugë, mbuluar me çarçaf të bardhë, njolla gjaku e pistoletë lodër, shoqërohet në polici qytetari i cili po bënte video për “Tik Tok”

KORÇË- Një ngjarje e pazakontë për vendin tonë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës.

Në një video të siguruar nga ‘BalkanWeb’ shihet një qytetar i shtrirë në mes të rrugës i mbuluar me çarçaf të bardhë me njolla gjaku ndërsa në krahun e djathtë ka një pistoletë lodër.

Kjo skenë ka alarmuar  kalimtarët e rastit dhe drejtuesit e mjeteve të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje por më pas janë përballur me këtë skenë. Qytetari në fjalë është shoqëruar në komisariat dhe ka dëshmuar saktësisht se “E bëra, s’kisha bërë ndonjëherë nga këto gjëra”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu