KF Korabi i Peshkopisë starton në transfertë ndaj KF Tomorit! Ja kur do të zhvillohet ndeshja e Kategorisë së Parë

DIBËR- Është zbuluar data e saktë  e nisjes së Kategorisë së Parë në kampionatin Shqiptar të futbollit, ku bën pjesë dhe skuadra e qytetit të Peshkopisë, KF Korabi.

Në një formulë ndryshe nga vitet e tjera ekipi dibran e nis me një ndeshje të vështirë pasi përballë do të kenë një ekip të fortë si ai i Tomorit të Beratit.

Burime për Dibra On, bëjnë të ditur se pas disa rinovimesh dhe prurjesh të reja ekipi dibran vazhdon të synojë Kategorinë Superiore duke luftuar fort në garën e fortë të këtij viti pasi nuk luftohet më me dy grupe por me një grup të vetëm.

Të shtunën në datë 11 Shtator 2021 në stadiumin “Tomori” Berat  do të përballen ekipet pretendente për superiore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu