Adelina Tahiri shfaqet e përlotur, ja lidhja që kishte me 20-vjeçaren që humbi jetën në spitalin Tetovës

Këngëtarja e famshme dhe shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar, Adelina Tahiri ka qene e ftuar pasditen e sotme ne emisionin ‘Ftesë në 5’.

Adelina ka folur për ngjarjen e rëndë që tronditi mbrëmjen e djeshme Tetovën, ku 14 persona humbën jetën nga djegia totale e spitalit ku ishin duke marrë kurim pacientët e infektuar me COVID-19.

Në intervistën që ajo ka dhënë në këtë emision është parë me sy të përlotur, ndërkohë që ka treguar se mëngjesin e sotëm në shtëpinë e saj kishte parë punonjësen e cila ishte e përlotur!

Teksa e kishte pyetur se cila ishte arsyeja që ajo po qante, punonjësja i kishte treguar se mbrëmjen e djeshme në spitalin e Tetovës ishte vajza e saj e tezes, e cila po kurohej nga COVID-19. Gjendja e rëndë shëndetësore nuk e ka lejuar që të largohet dhe të dalë përjashta, ndërkohë që tymi i madh e ka asfiksuar.

“Duhet dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Punonjësja që punon tek unë sot erdhi në shtëpi duke qarë se vajza e tezes kishte qenë aty dhe kishte ndërruar jetë. Nuk e kishte përballuar dot nga tymi. Ishte 20 vjeç. Tek ne nuk gjykohen asnjëherë kur bëjnë gabime, gjykohen vetëm kur janë në opozitë. Po mundohem të jem e fortë dhe të mos lëshoj lot. Ka shumë nëna që e dinë se është shumë e vështirë të bësh fëmijë dhe ta humbësh kështu…,”-tha ajo.

Deri më tani 14 viktima janë shënuar nga zjarri që përfshiu spitalin modular të Tetovës, ndërkohë që autoritetet përkatëse kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu