Përfshihet nga flakët kati i 10 i një pallati në Lezhë, kryefamiljari përfundon në urgjencë

LEZHË – Një apartament në katin e dhjetë të një pallati në rrugën ‘Shtrausti’ në qytetin e Lezhës është përfshirë nga flakët pak minuta më parë.

Sipas raportimeve të para, shkak i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë rrjedhja e një bombole gazi. Nga kjo ngjarje ka mbetur i dëmtuar kryefamiljari me inicialet V. K., i cili është munduar që të neutralizojë flakët që janë përhapur me shpejtësi. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ndërkohë që nuk ka informacione për gjendjen e tij shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e zjarrfikëses dhe polica, të cilët po punojnë për fikjen e flakëve dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu