Përfshihet nga flakët kati i katërt i një pallati në Vlorë

VLORË – Një banesë në katin e katërt të një pallati në lagjen ’24 Maji’ të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, dhe bëhet fjalë për banesën e shtetasit me iniciale L. T. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur të lënduar në njerëz , por vetëm dëme materiale.

Zjarri ka shkaktuar panik te banorët të cilët kanë dalë me urgjencë përjashta dhe kanë njoftuar zjarrfikësen. Këta të fundit se bashku me policinë kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu