Tragjedia në Maqedoninë e Veriut! Komuna e Tetovës shpall 3 ditë zie kombëtare

SHKUP Pas zjarrit që përfshiu mbrëmjen e djeshme spitalin modular të Tetovës, ditën e sotme është shpallur 3 ditë zie kombëtare.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, shprehu ngushëllime për të gjithë familjet e viktimave nga zjarri tragjik në spitalin e modeluar në Spitalin e Tetovës.

Po ashtu, Arifi njoftoi se do të ndahen fonde nga Komuna për familjarët që u prekën nga kjo tragjedi.

Deri më tani në Tetovë kanë ndërruar jetë 14 pacientë ndërkohë që 12 persona ndodhen në spital, 7 prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu