Zjarri në spitalin e Tetovës, dëshmia rënqethëse e një vajze hap një rrugë hetimi për shkaqet e zjarrit

TETOVË – Për zjarrin që përfshiu mbrëmjen e djeshme spitalin Modular të COVID-19 në Tetovë ka reaguar një vajzë e cila në moment e përfshirjes së godinës nga flakët, brenda saj kishte motrën dhe babin e saj.

Në një intervistë për mediet ajo është shprehur se babai dhe motra e saj kishin mundur që të shpëtonin pasi ishin hedhur nga dritarja. Ajo gjithashtu ka pretenduar se zjarri që dogji spitalin, mund të kishte ardhur nga dhoma ngjitur ku mjekët ishin duke u përpjekur që me defibrlator të kthenin në jetë një vajzë që kishte vdekur.

Kjo gjë ende nuk është konfirmuar nga autoritetet të cilat janë duke vazhduar hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes. Nga zjarri që përfshiu këtë hotel humbën jetën 14 persona mes të cilëve pacientë dhe punonjës së bluzave të bardha.

Deklarata e Jovana K.,:

“Zjarri filloi nga dhoma ngjitur asaj ku ishte shtrirë babai im. Motra ime qan gjatë gjithë kohës dhe është shumë e mërzitur. Ajo ishte me babanë tim si shoqëruese në spitalin modular në Tetovë. Në spitalin modular, kur morëm një pacient, na thanë të linim një anëtar të familjes si shoqërues sepse nuk kishte staf të mjaftueshëm. Kam dëgjuar gjithashtu se kishte një nënë dhe një vajzë që ishin djegur sepse vajza nuk donte të linte nënën e saj dhe ata u dogjën së bashku. Kur shkova atje pashë njerëz të djegur, kufoma, shumë të plagosur, ishte e tmerrshme! Unë nuk uroj që dikush të shohë një pamje të tillë. Spitali u dogj për pak minuta, në ato dy minuta kush arriti të shpëtojë doli, të tjerët u dogjën shumë shpejt,”-tha ajo për “Free Press”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu