Tragjedia me 14 viktima në Tetovë, jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

SHKUP- Pas tragjedisë që ndodhi në Tetovë, ku një spital modular i COVID-19 u përfshi nga flakët, ka ardhur edhe dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe, në një dalje për shtyp para pak çastesh para selisë së qeverisë, ka bërë me dije dorëheqjen e tij.

Dorëheqja e tij vjen pas tre dorëheqjeve pasditen e sotme, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësministrit të tij, Ilir Hasani.

Edhe ai si të gjithë kolegët e tij të dorëhequr, e justifikon atë me përgjegjësitë morale që ai mban si ministër.

Kujtojmë që mbrëmjën e së mërkurës në spitalin e Tetovës humbën jetën 14 pacientë të shtruar me Covid-19, pasi spitali u përfshi nga flakët. Asnjë përson nuk është vënë ende para përgjegjësisë për ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu