Të shtunën nis kampionati 2021-2022! Burreli bëhet gati për ndeshjen e parë

MAT- Të shtunën nis zyrtarisht kampionati 2021-2022, ku ekipet e kategorisë së parë të futbollit do të zbresin në fushë.

Matjanët do ta hapin këtë kampionat në transfertë, ku do të përballen me skuadrën e Tërbunit të Pukës. Ekipi ka udhëtuar që të premten drejt qytetit verior për të qenë në formë sa më të mirë në këtë përballje.

Por para se të niset drejt Pukës, matjanët kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit.

Zëvendës-trajneri i ekipit Burreli, Endrit Kaca tha për Mat Tv, se djemtë janë në formë të shkëlqyer dhe se këtë kampionat do ta nisin me këmbën e mbarë.

Edhe pse skuadrat nuk e njohin njëra-tjetrën teknikisht pasi janë ndeshjet e para, për zëvendëstrajnerin e Burrelit, skuadra matjane jo vetëm do ta përballojë kundërshtarin e parë në këtë garë, por do të kthehet me tri pikët e para.

Javën e ardhshme matjanët do të presin në shtëpi ekipin e Tomorit të Beratit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu