Tufa e lopëve ‘zapton’ autostradën Tiranë-Durrës (Video)

TIRANË – Nëse nuk e kishit parë më parë në jetën tuaj një gjë të tillë ja ku e keni!

Gjatë ditës së sotme një tufë me gjashtë lopë është filmuar duke vrapuar në autostradën Tiranë-Durrës, duke zënë të dyja korsitë e rrugës dhe rrezikuar jetën e qytetarëve.

Videoja e postuar nga faqja e ‘Aksidenteve Rrugore’ në rrjetin social ‘Facebook’ tregon pamjet që duken aq sa qesharake dhe të rrezikshme! Përdoruesit e rrugës presin në radhë pas lopëve për të shmangur ndonjë aksident të mundëshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu