Prezantuesja e njohur Fatma Mathasani: Unë jam nga Dibra dhe traditat tona kanë me të vërtetë shumë vlerë

  • Ti je një nga figurat e më të dashura për të rinjtë në mbarë Shqipërinë. A mund të shuash kuriozitetin e një publiku më të madh në moshë? Kush është Fatma Methasani?

Si fillim i përshëndes pa përjashtim të gjithë lexuesit.  Unë ndaj me shikuesit e mi çdo ditë detaje për për personazhe nga Shqipëria dhe e gjithë bota por e vërteta është që unë nuk jam e zonja ta bëj këtë për veten time. Unë jam një vajzë e thjeshte që bën atë që don. Po punoj në një television, po studioj  dhe po përpiqem të bëj diçka të mirë për veten time.

  • A mund të na thuash me dy fjalë, si nisi karriera juaj?

Po. Gjithçka mund të them që ka ndodhur krejt spontanisht,  si pasojë e një audicioni ku unë isha e përzgjedhura. Unë aplikova mes shumë aplikantëve të tjerë dhe fitova. Në fakt eksperiencën e parë fare fare e kam pasur në një tv si asistente e thjeshte. Vështirësitë më të mëdha kanë qenë të tipit “ Faktor kohë” pasi u rritën angazhimet dhe duhet ta menaxhoja në perfeksion kohën time. Tani me dihet të gjej kohë për studime,  familjen, shoqërinë, televizionin etj.

  • Ca ju motivon në jetë?

Më motivon çdo gjë e thjeshtë por që bëhet me një dashuri të madhe.

  • Ti tashmë je e njohur, ke shumë ndjekës në rrjetet sociale. Si ka ndryshuar jeta jote para dhe pas famës?

Nuk është se ka ndryshuar. Sic e thash dhe pak më parë që sfida e vetme mund te jetë koha pasi me të vërtetë e kam me të kufizuar për shkak të angazhimeve. Pjesa tjetër është po ashtu sic ka qenë. Unë thjesht po bëj një punë ashtu sic çdokush bën punë e tij pa ndryshuar ndonjë gjë në jetën e çdokujt.

  • Kur ke vizituar Dibrën për herë të fundit?

Hmmmmm në fakt nuk jam treguar aq vajze e mbarë për këtë. Ka disa kohë që nuk kam qenë andej por do ta vizitoj sapo të bëhen qershitë. Unë vdes për qershi dhe sidomos ato të Dibrës (qesh)

  • E mban mend daljen tuaj të parë ne TV?

  Nuk dua ta kujtoj! Jam shumë e sigurtë që nuk do më pëlqejë. Shaka( qesh). Sa më shumë kalon koha ne çdokush rritet profesionalisht dhe bëhet më I plotësuar. Unë dua të punoj dhe shikoj përpara normalisht pa harruar kush kam qenë.

  • Kush është Fatma jashtë ekranit?

 Unë jam e lumtur që më kanë dhënë një format televiziv që nuk më ka ndryshuar mua si person. Edhe pasi të fiken kamerat asgjë nuk ndryshon. Unë jam e njëjta si në emission, në jetën e përditëshme. Përpiqem të menaxhoj mirë kohën që të rri me miqtë, me familjen.

  • Ku e sheh veten pas 10 vitesh?

Në fakt unë  jam një tip që nuk më pëlqen të bëj parashikime. Thjesht bëj dicka që duhet bërë. Nuk para bëj shumë plane.

  • Keni ndonjë porosi për të rinjtë?

Unë besoj shumë tek kreativiteti i të rinjve. Besoj dhe tek mrekullitë që mund të ndodhin çdo ditë. Vetëm mjafton pak inteligjencë, shumë punë, përkushtim e dashuri dhe gjithçka bëhet. Të jenë të bindur që bëhet!

  • Cilët janë librat që ti preferon?

Në fakt! Nuk është se kam ndonjë gjini të preferuar. Kohët e fundit po më tërheqin ato pak thriller por mbetem një romantike e pashuar.

  • Ka Fatma dikë që ndjek, dikë që ka shembull?

Jo një njeri specific jo. Por shumë pak duke filluar nga prindërit, motrat, moshataret ,koleget, dhe imazhet televizivë. Nga çdokush mundohem të marr gjërat pozitive që kanë.

  • Ke harruar gjuhën dhe traditat Dibrane? :p

Pse duhet ta bëj këtë. Unë jam nga Dibra dhe ato tradita kanë me të vërtetë shumë vlerë. Sidomos gjuha  hahah./DibraON

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu