357 të infektuar me COVID-19 në Kosovë, mbetet i lartë numri i fataliteteve

PRISHTINË – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar së fundmi shifrat e infektimeve me COVID-19 për 24 orët e fundit në vend.

Sipas njoftimit të bërë publik është mësuar se ditën e sotme janë bërë 7,027 testime prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 357 qytetarë.

Fatkeqësisht në 24 orët e fundit nuk kanë mundur ta fitijnë metejën me virusin edhe 24 persona të tjerë.

Lajmi i mirë është se ditën e sotme janë shëruar edhe 1,498 qytetarë të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 138,950 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në Kosovë rezultojnë pozitivë me COVID-19 15,835 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu