Basha apo Berisha? Ja si përgjigjet qytetarët e Bulqizës

BULQIZË- Kryedemokrati Lulzim Basha, para disa ditësh mori një vendim drastik, ku lajmëroi pezullimin e ish-kryeministrit Berisha, nga radhët e PD-s.

Mat Tv ka pyetur sot qytetarët e Bulqizës se si ata e kanë parë vendimin e kryedemokratit Basha.

Disa qytetarë shprehen se Berisha nuk duhet të ishte më në parlament, të tjerë shprehen se ky vendim i Bashës erdhi si pasojë e një presioni ndërkombëtar.

Po ashtu, ka nga ata qytetarë që thonë se Kryedemokrati, kishte alternativa të tjera, si largimi nga PD duke dhënë dorëheqjen.

“Vendimi i Bashës ka qenë plotësisht me të drejtë”,- shprehet një qytetarë.

“Basha ka bërë shumë shumë gabim”,- shprehet një qytetarë tjetër.

Ndërsa një qytetarë tjetër shprehet se Basha nuk kishte rrugë tjetër, ai ose do të hiqte veten ose Berishën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu