Belgjika vendos Shqipërinë në zonën e kuqe, kush mund të udhëtojë

Belgjika e ka vendosur Shqipërinë në zonën e kuqe, domethënë me risk të lartë infektimi Covid-19.

Sipas njoftimit të aeroportit të Tiranës lejohen të udhëtojnë vetëm personat që janë rezident dhe pasagjerët Shqiptarë që kanë arsye esenciale hyrjeje në Belgjikë.

Dokumentin esencial të udhëtimit mund ta merrni duke kontaktuar me Konsullaten ose Ambasadën më të afërt të Belgjikës.

Personat që marrin dokumentin esencial të udhëtimit duhet që:

  1. Të jenë të pajisur me Certifikatën e Vaksinës ose Testin PCR.
  2. Të testohen përsëri në ditën e 7.
  3. Të paraqesin provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
  4. Të plotësojnë formularin PLF pa të cilin nuk udhëtoni dot.

Disa ditë më parë edhe Bashkimi Europian e hoqi Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta./monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu