Librat falas/ Kushi jep lajmin: Po shpërndahen në shkolla të ndryshme të vendit! Ja kush kategori përfiton

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka bërë të ditur ditën e sotme se vazhdon pa ndërprerje shpërndarja e teksteve shkollore falas në disa shkolla të ndryshme të vendit.

Kushi tha se këto teskte janë për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën dhe për kategoritë në nevojë mes klasave 10-12.

Sipas ministres falë kësaj skeme mbështetëse nga qeveria mbi 280 mijë nxënës do të përfitojnë.

“Në shkolla të ndryshme të vendit vijon shpërndarja e teksteve shkollore falas për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë mes klasave 10-12. Falë kësaj skeme mbështetëse nga ana e qeverisë shqiptare, këtë vit shkollor është 280 mijë numri total i nxënësve përfitues duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e barrës financiare të familjeve shqiptare, si dhe duke pajisur #nxënësit me botimet më prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”.- shkruan Kushi në “Facebook”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu