410 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, mbetet i lartë numri i viktimave

Foto ilustruese

PRISHTINË – Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka pulikuar së fundmi shifrat e pandemisë së COVID-19 për 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit të bërë publik është mësuar se ditën e sotme janë bërë 8,789 testime prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 410 qytetarë.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit nuk kanë mundur që ta fitojnë dot betejën me koronavirusin edhe 12 persona të tjerë.

Lajmi i mirë është se janë shëruar edhe 1,732 qytetarë të tjerë duke e çuar numrin e të shëruarve në 140,682 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në Kosovë rezultojnë pozitivë me COVID-19, 14,501 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu