Aksident në Tiranë/ Makina bën për spital 34-vjeçarin me motoçikletë

TIRANË – Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet në afërsi të ish-sheshit Shqiponja.

Bëhet me dije se një automjet ka përplasur një motoçikletë me të cilën ishte duke udhëtuar një 34-vjçar i cili morri plagë nga aksidenti.

I lënduar ka mbetur shtetasi Denis Bregu, i cili pas aksidentit është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore.

Policia ka shpallur në kërkim drejtuesin e automjetit, i cili pas ngjarjes u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu