BE-ja njeh çertifikatat e vaksinimit që lëshohen në Shqipëri

TIRANË – Nga dita e sotme do të hyjë në fuqi vendimi për njohjen nga vendet e Bashkimit Evropian të certifikatave të vaksinimit kundër COVID-19 të cilat lëshohen në vendin tonë.

Përveç vendit tonë ky vendim u miratua edhe për gjashtë  vende të tjera, ndër to Andorra, ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku e Panamaja.

“Gjatë verës, ne kemi parë që qytetarët janë të aftë për të udhëtuar të sigurtë falë certifikatës dixhitale europiane ndaj Covid. Është një situatë fitoreje: qytetarët mund të shijojnë të drjetën e lëvizjes së lirë dhe bizneset si dhe sektori i trasnportit mund të fillojë të lulëzojë sërish pas humbjeve të muajve të kaluar. Unë mirëpres më shumë shtete jashtë BE që po i bashkohen sistemit tonë të suksesshëm.”- tha Komisioneri i Drejtësisë, Didier Reynders.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu