Bëri vaksinën kundër COVID-19, ndërron jetë pas dy ditësh 15-vjeçari në Greqi

ATHINË – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi ku një 15-vjeçar ka ndërruar jetë dy dit pasi ishte vaksinuar me vaksinën Pfizer të COVID-19.

Sipas medieve greke, ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Arkadia ku i mituri kishte marrë vaksinën kundër koronavirusit vetëm dy ditë më parë. Prindërit e tij e kanë gjetur të birin në shtëpi pa shenja jete, ndërkohë që kanë deklaruar se ai ishte i shëndetshëm.

Gjithashtu vëllai i tij kishte shkruar në rrjetet sociale se ai ishte një fëmijë i fortë dhe pa asnjë problem.

“Vëllai im ishte një fëmijë shumë i fortë. Ai nuk kishte asnjë problem”

Ndërkohë që autoritetet shëndetësore janë shprehur se kjo ngjarje nuk ka lidhje me vaksinimin e të miturit, ndërkohë që pritet bërja e një ekspertize për të zbuluar shkakun e vdekjes së 15-vjeçarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu