Del fotoja, ky është 61-vjeçari që mbeti i bllokuar në një minierë në Bulqizë

BULQIZË- Ka dalë fotoja e Muharrem Plakut, 61-vjeçarit që ngeli i bllokuar ditën e sotme në një minierë në Bulqizë.

Sipas burimeve për Dosjen, ky shtetas është i bllokuar prej 4 orësh në galeri dhe ende nuk dihet fati i tij.

Featured image of article: LAJM I FUNDIT/ I bllokuar prej katër orësh në minierë, ky është minatori Muharrem Plaku

Plaku mbeti i bllokuar pasi një masiv mineralesh u shemb duke e zënë brenda.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të teknikut.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu