Franca vendos mjekët para zgjedhjes së vështirë, sot dita e fundit e vaksinimit

FRANCË – Punonjësit e shëndetësisë në Francë janë vënë ditën e sotme para një zgjedhje të vështirë.

Qeveria franceze ka bërë të ditur se dita e sotme shënon ditën e fundit të vaksinimit për mjekët e urgjencës dhe shtëpive të pleqve. Ata të cilët do të refuzojnë që të bëjnë vaksinën do të përballen me mosmarrje rroge dhe pezullim nga vendi i punës.

Gjithashtu pezullime do të ketë edhe për punëdhënësit ose klinikat private të cilët nuk do të bëjnë dot të mundur verifikimin e vaksinimit të punonjësve të tyre. Fillimisht ata do të gjobiten me 135 euro, ndërkohë që nëse konstatohen për herën e dytë ata do të gjobiten me 3,750 euro.

Qeveria franceze ka theksuar se kjo gjë është bërë pasi numri i infektimeve është rritur, dhe kujdesi ndaj qytetarëve duhet të jetë maksimal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu