FRPD kërkon referendum për largimin e Sali Berishës: Basha shkeli statutin

TIRANË- 30 anëtarë të Kryesisë së Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kanë depozituar një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kreut të Këshillit Kombëtar për thirrjen e një referendumi pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Me anë të një peticioni, ato e konsiderojnë si të paprecedentë situatën e krijuar nga vendimi personal i kryetarit të PD-së për përjashtimin e Berishës. Sipas tyre anëtarsia duhet të vendosë pasi është shkelur statuti dhe vlerat e PD-së.

“Duke e konsideruar këtë veprim në shkelje të plotë të statutit, parimeve, vlerave të Partisë Demokratike si dhe rrezikun që mbart për përçarjen e thellë të parikuperueshme të saj kërkojmë që ky veprim t’i nënshtrohet me domosdoshmëri një referendumi në anëtarësinë e partisë si të vetmen rrugë për të ruajtur unitetin e PD” – thuhet në peticion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu