Furgoni me shpejtësi përplas për vdekje 70-vjeçaren në Lushnje

LUSHNJE – Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lushnje- Berat, ku një automjet tip ‘Ford’ ka përplasur për vdekje një këmbësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, ku shtetasi me inicialet A. Z., duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur për vdekje një këmbësore të moshës 70-vjeçe identiteti i së cilës nuk është mësuar ende.

Policia ka bërë të ditur se është bërë i mundur shoqërimi i autorit të ngjarjes në komisariat, ndërkohë që kanë filluar hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Karbunarë, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një këmbësore, rreth 70 vjeçe, e ka ndërruar jetë.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryen veprimet procedurale e hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu