Nesër prezantohet programi i qeverisë ‘Rama 3’, Basha thërret në mbledhje grupin parlamentar

TIRANË – Ditën e nesërme pritet që të zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë seanca parlamentare ku do të prezantohet programi i qeverisë ‘Rama 3’ për mandatin e tretë qeverisës.

Opozita e drejtuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, do të bëjë mbrëmjen e sotme një mbledhje parapërgaditëse për këtë seancë parlamentare.

Ka qenë vetë Lulzim Basha ai që u ka dërguar deputetëve njoftimin e mbledhjes. Aktualisht nuk ka informacione se për cilën arsye është kërkuar kjo mbledhje, ndërkohë që dyshohet se do të bisedohet për zhvillimet gjatë ditës së nesërme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu