Një masiv minerali u shemb në një minierë në Bulqizë, mësohet profesioni i shtetasit të bllokuar

Ilustrim

BULQIZË- Ditën e sotme një minator, ka mbetur i bllokuar në një galeri në Bulqizë pas shembjes së një masivi minerali.

Burimet për mediet bëjnë të ditur se shtetasi i bllokuar ka qenë teknik në galerinë ku ka mbetur i bllokuar.

Ai mësohet se ka ngelur në zonën D të galerisë ndërsa gjendja e tij nuk bëhet ende e ditur.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu