Prej 4 orësh i bllokuar në një minierë në Bulqizë, zbulohet emri i kompanisë në të cilën punonte 61-vjeçari

BULQIZË- Është zbuluar emri i kompanisë në të cilën Muharrem Plaku është i punësuar si teknik.

Sipas Report TV, ngjarja e rëndë ka ndodhur në galerinë e subjektit minerar KADURTEX SH.P.K.

Kapllan Durici është administrator i kompanisë me bashkëpronarë vëllezërit e tij Myfit dhe Ilber Duriçi, të tre nga 33% të aksioneve.

Ata janë të afërm të ish kryetarit të bashkisë së Bulqizës deri në vitin 2014, Mufit Duriçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu