Rritja e infektimeve nga COVID-19, Mali i Zi vendos rregulla të reja për kalimin në kufi

SHKODËR – Rritja e numrit të infektimeve nga koronavirusi në vend ka bërë që Mali i Zi të vendosë rregulla të reja për kalimin në kufi.

Autoritetet policore të Malit të Zi kanë njoftuar se duke filluar që nga dita e sotme, të personat që duan të futen brenda territorit të vendit duhet të paraqesin një nga dokumentat e mëposhtëm.

1-Test RT-PCR për SARS-COV2;

2-Tampon negativ (vlefshmëria jo më shumë se 72 orë);

3-Certifikatë vaksinimi me të dy dozat;

2-Test serologjik që vërteton se ke kaluar COV2, në një afat brenda 180 ditësh.

Për personat që do të dorëzojnë një test negativ të COVID-19, do të ketë disa kufizime pasi testet nuk do të njihen nga të gjitha kompanitë por vetëm nga disa prej tyre.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Kufirit Dhe Migracionit Shkodër

Autoritetet policore të Malit të Zi kanë njoftuar mbi masat e reja të kufizimit të hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar, nisur nga situata e pandemisë.

Duke filluar nga data 15 shtator 2021, çdo shtetas që do të hyjë në territorin e Malit të Zi duhet të paraqesë një nga dëshmitë e mëposhtme:

1-Test RT-PCR për SARS-COV2;

2-Tampon negativ (vlefshmëria jo më shumë se 72 orë);

3-Certifikatë vaksinimi me të dy dozat;

2-Test serologjik që vërteton se ke kaluar COV2, në një afat brenda 180 ditësh.

Theksojmë se do të njihen vetëm testet e lëshuara vetëm nga laboratorët e subjekteve si më poshtë:

1-American Hospital, 2-Intermedica Center, 3-Genius Lab, 4-German Hospital, 5-Biocheck Diagnostic, 6-Salus Tirana, 7-Noval Diagnostic, 8-Pegasus Med,9-Clinical Cambridge, 10-Orion Struga.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu