Si do të zhvillohet mësimi në universitete, online apo auditor? Përgjigjet Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha

TIRANË- Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha, tha se vendimi për mënyrën si do zhvillohet mësimi pritet ta vendosë Komiteti Teknik i Ekspertëve, por theksoi se duhet të jemi të përgatitur për çdo rast.

“Diskutimi është nëse ky vit akademik do të fillojë në auditor apo online. Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo rast. Nuk duhet të ecim me supozime dhe të mos flasim me sikur dhe të flasim me atë që do ndodhë lidhur me vendimmarrjen e komitetit teknik që përcaktojnë mënyrën si do jetë akomodimi i njerëzve me institucionet. Pa e ditur se kush është pozicionimi unë smund të bëj deklarata, por askush s’do humbasi mësimet”, tha ai.

Duke bërë thirrje për vaksinimin e studentëve, Hoxha tha se 75% e stafit të Universitetit të Tiranës janë vaksinuar ndaj COVID deri tani.

“Studentët e pedagogët ti nënshtrohen vaksinimit me vullnetin e tyre. Në fakultetin e ekonomikut është vendosur dhe pika e vaksinimit. 75% e stafit te Universitetit te Tiranes jane vaksinuar ndaj Covid-19 dhe pjesa tjeter eshte ne proces.

Unë s’mund të flas për Ramën por si rektor ajo që presim është se kush do jetë vendimmarrja për mënyrën si do zhvillohet procesi arsimor këtë vit. Thirrja ime që vaksinimi është mënyra për tu mbrojtur. Ajo që po na tregon shkenca është se vaksina po mbron jetë njerëzish, njerëzit nuk kanë trauma si para se të fillonte vaksinimi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu