Tentoi të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare, arrestohet korçari

Foto ilustruese!

KORÇË – Policia e Korçës ka bërë të mundur ditën e sotme arrestimin e dy personave dhe procedimin penal të dy të tjerëve.

Në pranga ka përfunduar një shtetas me inicialet N. H., banues në Ersekë pasi ka tentuar të kryejë me forcë marrëdhënie seksuale me një 19-vjeçare. Gjithashtu në fshatin Biranj një 55-vjeçar me inicialet A, B., u arrestua pasi u konstatua duke drejtuar motorin e tij pa patentë.

Janë proceduar penalisht shtetasit me inicialet S. T., i cili dogji disa mbeturina por flakët i dolën jashtë kontrollit duke djegur 17 koshere bletësh, dhe një 51-vjeçar me inicialet L. B., nga Pogradeci i cili u kap duke transportuar 18 metër dru të jashtëligjshme.

Njoftimi i policisë:

Qarku Korçë

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. H., banues në Ersekë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi në fshatin Starje, Kolonjë, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 55 vjeç, banues në fshatin Biranj, Korçë, pasi në afërsi të këtij fshati, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq filluan procedimin penal për shtetasin S. T., 57 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi ky shtetas ka djegur disa mbetje dhe zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke u përhapur në parcelën ngjitur në pronësi të shtetasit T. R., ku janë djegur 17 koshere bletësh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan procedimin penal për shtetasin L. B., 51 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin kamion tip ”Volvo”, 18 m sterë lëndë drusore pa leje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu