Tërmeti ‘shkund’ Shkodrën, banorët dalin jashtë banesave të alarmuar

Foto ilustruese

SHKODËR – Tërmetet së fundmi duket se nuk kanë lënë të qetë Ballkanin Perëndimor, duke bërë që lëkundje të ketë në Greqi e Itali.

Pak minuta më parë një lëkundje me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter ka goditur vendin tonë. Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë në Podgoricë por lëkundjet e fuqishme janë ndjerë edhe në qytetin e Shkodrës.

Sipas informacioneve të para goditja sizmike ka qenë në një thellësi prej 10 kilometër, kjo gjë ka bërë që edhe goditja të jetë e fuqishme.

Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik te qytetarët të cilët kanë dalë nga banesat e tyre. Ende nuk dihet nëse lëkundjet kanë shkaktuar dëme serioze në banesa, fatmirësisht deri në këto momente nuk është raportuar për të lënduar.242158959 1994020504091651 5182057748014775266 n

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu