Vijon operacioni “Bregdeti ynë”! Shemben ndërtesat e radhës në Dhërmi, Çuçi: Nuk do të ndalemi

DHËRMI- Ka vijuar operacioni “Bregdeti ynë” në Dhërmi, për shembjen e objekteve të radhës të cilat janë ndërtuar pa leje.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, i cili u shpreh se kjo punë do të vazhdojë pa ndërprerje, duke mos toleruar askënd që zapton e ndërton ku mundet.

“Vijon operacioni “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve të radhës pa leje në Dhërmi. Ajo që nisëm në muajin qershor nuk ka për të qenë thjesht një aksion. Kush e ka menduar kështu, gabohet rëndë. Kjo është një punë që do të vazhdojë me vullnetin tonë të plotë për të mos toleruar askënd që zapton e ndërton ku të mundet. Nisi ky operacion në zonat bregdetare, por IKMT dhe Policia e Shtetit do të jenë kudo tjetër në territorin e vendit ku po tentohet apo janë ngritur objekte pa leje ose që janë në tejkalim të lejes së miratuar.”- shkruan Çuçi në “Facebook”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu