Me 46-doza kanabisi me vete, policia pikas dhe arreston 46-vjeçarin në Tiranë

TIRANË- Një 46-vjeçar u arrestua ditën e sotme nga Policia e Tiranës, pasi u kap me 46 doza kanabisi.

Ai u ndalua në bulevardin “Bajram Curri”, ku pas kontrollit në makinë, policia gjeti sasinë e lëndës narkotike, duke i vënë më pas prangat 46-vjeçarit me inicialet D. K., i cili akuzohet për “prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu