Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkjetueses, arrestohet 25-vjeçari në Maliq

Foto ilustruese

MALIQ- Një 25-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases R. H., 20 vjeçe.

Policia njofton se shtetasi A. M., 25 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, u arrestua në flagrancë për dhunë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases R. H., 20 vjeçe.”- thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu