
ATHINË- Një shqiptar ka gjetur vdekjen ditën e sotme në Greqi si pasojë e një aksidenti tragjik me makinë.
Sipas mediave greke, mësohet se 51-vjeçari doli nga rruga në Achaia duke përfunduar në një gropë mbi 4 metra të thellë.
Dyshohet se shkak i aksidentit fatal ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë nga reshjet e shiut.
Trupi i tij u nxor nga zjarrëfikësit pas disa orësh pasi ngeli i bllokuar në makinë.