
TIRANË- Policia e Tiranës po zhvillon ditën e sotme një mega-operacion në fushën farmaceutike.
Burimet për mediet bëjnë të ditura se deri më tani janë disa të arrestuar, ndërkohë që operacioni është ende në vijim.
Përmes ilaçeve të paregjistruara, dyshohet të jetë shkaktuar një dëm i madh ekonomik, duke shmangur detyrimet ligjore.
Hetimet kanë disa muaj që po zhvillohen nga Prokuroria e Tiranës në bashkepunim me Policinë e Shtetit. Deri më tani nuk ka detaje të tjera lidhur me këtë operacion dhe as si ka nisur hetimi.