
TIRANË- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kirmit të Organizuar, ka vendosur rihapjen e hetimeve për vrasjen e bujshme të Komisar Arben Zylyftarit, ngjarje e ndodhur 21 vite më parë.
Sipas burimeve në rrugë jozyrtare, mësohet se SPAK ka vendosur që të ripyes të gjithë personat që kanë dijeni për ngjarjen e rëndë.
I pari që do të meret në pyetje, mësohet të jetë Sokol Koçiu, ish-avokati i Admir Tafilajt, i dënuar përjetë për vrasjen e ish kryepolicit te Shkodrës.
Po ashtu, mësohet se Admir Tafilaj ka pretenduar se ngjarja është e pa zbardhur dhe është manipuluar. Ndërsa verifikimet do vijojnë dhe pritet të merren në pyetje edhe persona të tjerë.