
BEOGRAD – Një nga gazetat më të mëdha në Serbi, Blic.rs ka bërë një reagim me një ngjarje të ndodhur në ndeshjen Suedi-Kosovë.
Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Friends Arena”, dhe kishte të pranishëm gati shtatë mijë tifozë Kosovarë. Ata kanë shpalosur një banderolë në të cilën shkruhej se ‘Kosova është Shqipëri’.
Gazeta e ka cilësuar këtë si një skandal i cili ka ndodhur në sy të Evropës.
“Mesazhe skandaloze në ndeshjen mes Suedisë dhe të ashtuquajturës Kosovë! UEFA nuk ka tolerancë ndaj mesazheve politike, kështu që mbetet për t’u parë se çfarë masash do të marrë në rastin e tifozëve të Kosovës.