
Foto ilustruese
SHKODËR – Policia e Shkodrës lka zbardhur ditën e sotme plagosjen e ndodhur një ditë më parë ku në spital përfundoi shtetasi Isak Mehnedaj i moshës 24-vjeç.
Në deklaratë që ai ka dhënë për policinë, kishte thënë se ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të panjohur. Ai u paraqit në spital me një plagë në pjesën e barkut.
Nga veprimet e thelluara është zbuluar se 24-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, ndërkohë që në me 20-vjeçarin me inicialet G. M., janë munduar të inskenojnë ngjarjen, duke penguar zhvillimin e hetimeve.
Për këtë arsye policia ka bërë të mundur ditën e sotme arrestimin e shtetasit Isak Mehmedaj, mbi të cilin do të rëndojnë akuzat e “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu në pranga përfundoi edhe 20-vjeçari, mbi të cilin do të rëndojë akuza e veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Materialet hetimore për rastin në fjalë i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
Njoftimi i policisë:
Shkodër
U plagos aksidentalisht me armë zjarri dhe deklaroi se e kishin plagosur disa persona të panjohur, Policia zbardh ngjarjen dhe vë në pranga 24-vjeçarin.
Në pranga edhe një 20-vjeçar i cili sëbashku me 24-vjeçarin fshehën dhe tjetërsuan të vërtetën.
Në vijim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e datës 9 tetor 2021, ku në spitalin rajonal shkodër u paraqit për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri 24 vjeçari, I.M, i cili deklaroi se ishte plagosur me armë zjarri në fshatin Mushan, Shkodër, nga disa persona të paidentifikuara, nga hetimet e thelluara rezultoi se:
Shtetasi I.M., është vetëplagosur në mënyrë aksidentale, me armë zjarri në bark, jashtë rrezikut per jetën. Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin G. M., kanë fshehur vendin e ngjarjes, kanë inskenuar një variant ndryshe të ngjarjes, duke u përpjekur të ndryshojnë tërësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe kanë fshehur provat materiale.
Në përfundim të veprimeve hetimore, është arrestuar në flagrancë shtetasi Isak Mehmedaj 24 vjeç, banues ne fshatin Mushan Shkoder, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u arrestua në flagracë dhe shtetasi G. M., 20 vjeç, banues në fshatin Mushan, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.