Fjolla Morina habit me deklaratën: Ndoshta mund ti futem politikës, pse jo

Fjolla Morina ka dhënë një prononcim për televizionin T7, pasi votoi ditën e djesh, ku mes të tjerash, iu përgjigj edhe pyetjes nëse e ka menduar të angazhohet në politikë.

“Ka raste që e kam menduar, por më mirë jo. Ndoshta mundet me ndodh ndonjëherë më vonë, pse jo. Obligimin tim e kreva, dhe shpresoj që ka m’u bo një shtet shumë i fortë se Shqipëria”, u përgjigj këngëtarja.

Kjo është dalja e parë publike e Fjollës pasi fitoi lirinë, pas refuzimit të vendimit për ekstradimin e saj në Shqipëri.

Kujtojmë që Fjolla përflitet se është ndarë nga bashkëshorti i saj, Fisnik Syla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu