A do të jetë Xhelal Mziu pjesë e “foltores” së Berishës sot në Dibër?

DIBËR- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka njoftuar më herët se ditën e sotme do të jetë me “Foltoren” në Dibër.

Bashkë me videon e kahershme nga takimet në Dibër, Berisha i fton demokratët dhe qytetarët e këtij qarku të jenë të pranishëm në Foltoren e sotme në qytetin e Peshkopisë.

Pritet me interes nëse deputeti i këtij qarku, ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, i njohur si “berishist”, do të jetë apo jo i pranishëm në Foltore. Mziu ka zgjedhur të heshttë gjatë gjithë kësaj periudhe duke mos mbajtur asnjë qëndrim për zhvillimet brenda Partisë Demokratike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu