Bashkia e Bulqizës jep certifikata pronësie për 2,800 prona në Gjoricë

BULQIZË- Bashkia Bulqizë ka dhënë një lajm shumë të mirë për banorët e Gjoricës, të cilët tashmë do të pajisen me certifikatë pronësie të tokave të tyre.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Bashkia Bulqizë, bëhet e ditur se ka nisur puna për regjistrimin fillestar të tokave në ZK 1764 Gjoricë e Poshtme. Regjistrimi do të formalizojë shumë prona për të gjithë ata banorë që deri më sot i kanë shfrytëzuar, por s’i kanë zotëruar ato zyrtarisht.

Kryebashkiaku Lefter Alla, i cili ka ndjekur nga afër vijimësinë e procesit, u shpreh optimist për ta shtrirë këtë punën në të gjitha njësitë administrative ku nuk ka përfunduar.

Në këtë zonë bëhet fjalë për regjistrimin e 1,500 prona private, 300 troje private, 500 prona shtetërore, 500 AMTP.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, bar dhe pemëMund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, bar dhe pemëMund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe pemë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu