Kushi flet pas protestës së studentëve: Vaksinimi nuk shërben vetëm për të hyrë në auditorë, por mbron shëndetin

TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka folur ditën e sotme pas protestës së zhvilluar nga studentët ditën e djeshme, pasi u ndaluan të hynin në auditore.

Kushi u shpreh se vaksinimi nuk shërben vetëm për të hyrë në auditorë, por mbron shëndetin.

Kushi ka përsëritur apelin para studentëve për t’u vaksinuar dhe rëndësinë e këtij procesi për mbarëvatjen e jetës akademike dhe mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit.

“Ju jeni të rinj, bëni jetë sociale, hyni në kinema, bare etj. Prandaj, vaksinimi ju duhet. Madje, edhe për udhëtim jashtë vendit, certifikata e vaksinimit është e nevojshme. Shumë suksese të gjithëve në këtë vit akademik!”, tha ministrja Kushi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu