Vjeshta mbërrin në Bulqizë, ja si është dita e zakonshme e një fermeri (Video)

BULQIZË – Sezoni i vjeshtës është një nga më të ngarkuarit e vitit, sidomos kur vihen fjala për bulqizakët.

Vjeshta shënon kthimin në punë, fillimin e shkollave dhe rikthimin e aktivitetit rutinë pas pushimeve shplodhëse të verës. Në Bulqizë dhe fshatrat e zonës, fermerët dhe bujqërit kanë nisur vjeljen e produkteve që kanë rritur në arat e tyre përgjatë sezonit të gjatë të verës.

Në një video të përgatitur nga ‘Bulqiza Ime’, shikohet vjelja e produkteve të ndryshme që përdoren për konsumim të përditshëm gjatë stinës së dimrit.

Sezoni i vjeshtës sjell edhe përgatitjet e fundit, para se dimri i ftohtë edhe i acartë të godasë vendin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu